Ballina Kronika Arrestohet sipërmarrësi shqiptar në Itali, shfrytëzonte bashkëkombësit në kushte skllavërie

Arrestohet sipërmarrësi shqiptar në Itali, shfrytëzonte bashkëkombësit në kushte skllavërie

Është arrestuar një sipërmarrës shqiptar në Itali pasi shfrytëzonte bashkëkombësit e tij në punë dhe i linte te jetonin në kushte të mjerueshme.

Paguheshin pak euro në ditë, pa kontratë pune e kushte higjenike mjaft të këqija duke jetuar mes minjve e insekteve. Kjo është situata e zbuluar nga policia italiane e provincës së Raguzës në Sicili ndaj 6 punëtorëve shqiptarë të cilët punonin në fermën bujqësore të bashkëkombasit të tyre sipërmarrësit Auglent Lalollari, 33 vjeç.

Mes punonjësve shqiptarë ishte edhe një grua shtatëzënë e detyruar të punonte në një femrë patëllxhanash në një temperaturë mbi 40 gradë. Ndaj sipërmarrësit Auglent Lalollari është lëshuar urdhëri i arrestimit për shfrytëzim në punë, kërcënim e zhvatje. Me të njëjtën akuzë është denoncuar dhe babai i tij.

Gjithashtu sipërmarrësi shqiptar akuzohet dhe për vjedhje të energjisë elektrike. Në fermën e 33-vjeçarit janë gjetur dhe disa objekte të vjedhura si një motor etj.