Ballina Bota Arrestohet në Gjermani shefi i madh i ‘Audit’

Arrestohet në Gjermani shefi i madh i ‘Audit’

Administratori i Përgjithshëm i kompanisë gjermane të prodhimit të makinave, ‘Audi’, Rupert Stadler është arrestuar dje në Gjermani si pjesë e një hetimi mbi mashtrimin e shkarkimit të gazeve.

Prokurorët e Mynihut thanë në një deklaratë se Stadler ishte ndaluar për shkak të shqetësimeve mbi provat e mundshme të manipulimit.

Nicolai Laude, një zëdhënës i kompanisë ‘VW’, që është kompania mëmë e ‘Audi’-t, konfirmoi se Stadler ishte arrestuar, por ai nuk pranoi të komentojë më shumë mbi hetimin, raporton CNN.

Ai tha se bordi mbikëqyrës i kompanisë do të diskutonte për këtë çështje ditën e sotme.

“Parimi i prezumimit të pafajësisë vazhdon të zbatohet ndaj z. Stadler,” shtoi ai në një deklaratë.

Arrestimi vjen vetëm disa ditë pasi Gjermania vendosi një gjobë prej 1 miliardë eurosh (1.2 miliardë dollarë) ndaj kompanisë ‘VW’ (VLKAY) për manipulimin e shkarkimit të gazrave të motorit të naftës të makinave të shitura në të gjithë botën.

@tn.lajmelokale
@tetovanews