Ballina Bota Analiza ANALIZA: Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor do të fuqizojë Europën

ANALIZA: Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor do të fuqizojë Europën

Përmbushja e reformave të nevojshme të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në drejtim të pranimit të tyre në BE, mund të ndikojë edhe në fuqizimin dhe ripërtëritjen e vetë Bashkimit Europian, shkruan Andrey Kovatchev*.

Në Samitin Ballkanik, më 17 maj, të organizuar në Sofje, në vendin që mban Presidencën e Këshillit të BE-së, Presidenti Tusk ripohoi angazhimin e BE-së për një perspektivë europiane në Ballkanin Perëndimor. “Bashkimi Europian është dhe do të mbetet partneri më i besueshëm i të gjithë Ballkanit Perëndimor”, tha Presidenti Tusk. Në samit u diskutuan shumë çështje gjeopolitike, si dhe u vendos drejtimi në të cilin duhet të ecin të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Z. Tusk tha më tej se ekzistojnë edhe disa aktorë të huaj, të cilët po bëjnë lojën e tyre për të rritur ndikimin në rajon. Prandaj, ne kemi nevojë për të gjitha shtetet anëtare të BE-së që të qëndrojnë të bashkuara për të luftuar këtë ndikim të huaj negativ. Europa po përballet me sfida që kërcënojnë dobësimin e saj, prandaj ne duhet të ndërmarrim sa më parë masa për ta reformuar dhe për të forcuar sa më shumë BE-në. Duke trajtuar reformat e nevojshme për përgatitjen e gjashtë vendeve të Ballkanit drejt anëtarësimit, ky proces mund të ketë edhe një ndikim ripërtëritës edhe për vetë Bashkimin Europian.

Një strategji gjithëpërfshirëse e zgjerimit të BE-së që njeh dhe shpërblen shtetet e Ballkanit që kanë përparuar drejt objektivit të tyre Euro-Atlantik është e vetmja rrugë e sigurt për të ndërtuar një Europë më të fortë dhe më të bashkuar. Ne duhet që të kapërcejmë pengesat që ndajnë Europën dhe të punojmë drejt një axhende pozitive për të bashkuar njerëzit me pikëpamje të njëjta në të gjithë Europën, p.sh., me Shqipërinë. Perspektiva e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së është një objektiv i rëndësishëm për Presidencën bullgare. Duke qenë një vend ballkanik, për Bullgarinë është shumë e rëndësishme strategjia e forcimit të marrëdhënieve të BE-së me shtetet e tjera fqinje më të. Në prill të këtij viti, Komisioni Europian i rekomandoi Këshillit që negociatat e pranimit duhet të hapeshin me Shqipërinë.

Ai tha më tej se një zhvillimi do të ishte një formë mirënjohjeje ndaj këtij vendi në rrugën e përmbushjes së reformave dhe mbi të gjitha për të ruajtur ritmin edhe në vitet në vazhdim. Në samitin e radhës që do të mbahet në qershor, Këshilli do të marrë një vendim mbi rekomandimin e Komisionit në këtë drejtim. Prandaj, tani është me rëndësi vendimtare që të gjitha grupet në Parlamentin Europian të japin mbështetjen e qartë ndaj këtij procesi dhe mbi të gjitha t’i japin atij një shtysë të fortë politike.

Komisioni Europian ka theksuar se, veçanërisht për Shqipërinë, ky progres do të jetë vendimtar në fushën më të rëndësishme, në atë të sundimit të ligjit. Megjithatë, ky shtet duhet të vazhdojë të janë rezultate konkrete në drejtim të pesë prioriteteve kryesore të reformës. KE-ja e ka përgëzuar Shqipërinë si një ndër vendet kryesore për zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse në sistemin e drejtësisë. Procesi i verifikimit të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve ka filluar dhe tashmë i ka dhënë rezultatet e para pozitive.

Sundimi i ligjit, drejtësia dhe respektimi i të drejtave themelore të njeriut janë me prioritet në procesin e zgjerimit të BE-së, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet ruajtja e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Europë. Është gjithashtu në interesin e BE-së që të modernizojë ekonomitë dhe shoqëritë e Ballkanit Perëndimor, duke i bërë ato më të begata dhe të qëndrueshme. Progresi i deritanishëm është një hap shumë i rëndësishëm, por që nuk duhet të pengohet deri në përfundim. Është thelbësore që ne t’i japim mbështetje të plotë autoriteteve shqiptare për të vazhduar me këtë ritëm, në drejtim të përmbushjes së reformave të caktuara.

Për më tepër, në lidhje me politikën e sigurisë, Shqipëria po mundohet që të ecë në të njëjtën linjë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe është një ndër partnerët më të angazhuar të BE-së në këtë drejtim. Për këtë, ne duhet ta inkurajojmë angazhimin e tyre politik për të ruajtur këtë progres në rrugën e drejt anëtarësimit të BE-së. Ne duhet të sigurohemi që reformat të zbatohen, ashtu siç duhet, për të arritur rezultate konkrete, sepse ende këtë vend e pret shumë punë përpara.

*Andrey Kovatchev është një deputet bullgar i Parlamentit Europian, që i përket grupit të qendrës së djathtë të Partisë Popullore Europiane (EPP). Ai është gjithashtu zëvendëspresidenti i PPE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Mesdheut dhe zëdhënësi i grupit për Malin e Zi. /monitor/

@tn.lajmelokale
@tetovanews