Ballina Aktualitet Lajme Abdylfeta Alimi lirohet nga paraburgimi, do të gjykohet në liri

Abdylfeta Alimi lirohet nga paraburgimi, do të gjykohet në liri

Feta Alimi, i cili ka qenë i akuzuar për mosveprim për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, është liruar nga paraburgimi dhe do të gjykohet në liri.

Këtë vendim Gjykata Apelit e solli pas garancisë monetar të ofruar, për Feta Alimin.

Familja Alimi ka ofruar një garanci prej afro 320 mijë euro, përfshirë këtu edhe pasurinë e kryetarit të ASH-së, Ziadin Selës.
Gjykata e Apelit pas shumë refuzimesh të bëra njëra pas tjetrës në këto muaj, vendosi të pranojë garancinë monetare dhe të lirojë nga paraburgimi të akuzuarin Abdylfeta Alimi dhe për të njëjtin gjykimi të vazhdojë në liri./Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews