Ballina Argëtim Jetë & Stil A ndikojnë komentet online në besueshmërinë e lajmeve?

A ndikojnë komentet online në besueshmërinë e lajmeve?

Nga “letër për botuesin” tek komentet në websajtet e lajmeve apo në faqet e mediave sociale, reagimi i audiencës për lajmet dhe opinionet në gazeta dhe revista mund të marrë forma nga më të ndryshmet.

Në një studim të hershëm të kryer nga Lander në vitin 1972, reagimi i audiencës mund të përmbushë funksionin e një “valvule sigurie sociale”.

Komentet iu mundësojnë lexuesve që të shfryjnë irritimin e tyre përmes vetëshprehjes, duke shërbyer kështu edhe si një formë katarsisi. Megjithatë, komentet kanë hapur rrugën edhe për shprehjen e mungesës së qytetarisë dhe të negativitetit, përfshi këtu edhe armiqësinë ndaj mediave, ndaj përmbajtjeve të tyre dhe ndaj gazetarëve.

Por a ndikon ai në mënyrën se si e shohin lexuesit një ngjarje? A mundet që komentet negative të lexuesve të minojnë besueshmërinë e një artikulli?

Frank Waddell, një asistent profesor në  College of Journalism and Communication të universitetit të Floridës, e adreson këtë çështje në studimin e tij të fundit. Ai përpiqet të kuptojë se si komentet negative të lexuesve ndikojnë tek marrja e lajmeve nga lexuesit e tjerë.

Waddell ndërmori një eksperiment online me 289 pjesëmarrës të cilëve iu kërkua që të hynin në një Twitter feed me një numër artikujsh që lidheshin me varësinë nga heroina, një temë kjo – sipas Waddell – akoma e papolarizuar politikisht. Më pas pjesëmarrësit drejtoheshin në një faqe të dytë, ku ata kishin mundësi të shihnin komentet e lexuesve rreth një lajmi si dhe numrin e “re-tweets” dhe “likes”. Në një fazë të fundit ata drejtoheshin në një faqe që përmbante një shkrim për kapjen e tetë dozave heroine në rrethinat e Washingtonit në Pelsinvani.

Studimi i Waddell zbulonte se komentet negative e ulnin besimin e lexuesve tek një shkrim. Kjo është një dukuri që ai e quan “mbështetje e fanfarave”: njerëzit priren që të besojnë më pak tek një histori ndaj së cilës njerëz të tjerë janë shprehur të pakënaqur. Gjithsesi, Waddell zbuloi se ndërkohë që komentet e lexuesve dukej se e kishin një ndikim, numri i “re-tweets” dhe “likes” për një shkrim nuk kishte ndonjë ndikim tek marrja e një përmbajtjeje nga lexuesit e tjerë.

Nga ana tjetër, gjetjet e tij zbulonin që komentet negative ulnin perceptimet e mbështetjes së njerëzve  duke zbutur në një nivel të parë efektin e agenda-setting të medias. Si rrjedhim, kjo fuqizon atë audiencë e cila me komentet negative mund të ndikojë gjithashtu edhe në uljen e rëndësisë për një çështje të caktuar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews