Ballina Shëndeti 5 llojet e puçrrave në lëkurë që nuk duhet t’i prekni kurrë...

5 llojet e puçrrave në lëkurë që nuk duhet t’i prekni kurrë me dorë

Sa herë shikoni daljen e një puçrre në lëkurë me vrap tentojnë atë ta ngacmojnë dhe shtrydhim si për të shpëtuar prej saj.

Por në fakt gjithçka që bëjmë është të përkeqësojmë gjendjen.

Ja disa nga llojet e akneve që nuk duhet ti ngacmoni kurrë me dorë vetë.

1. Qimet nën mish: Depilimi shpesh shkakton rritjen e qimeve nën mish që shkaktojnë puçrra dhe gunga të kuqe që duken shëmtuar.

Gungat e kuqe janë bezdisëse por nuk është kurrë mirë që ato ti ngacmoni me duar apo me piskatore pasi do të acaroni dhe skuqni më shumë zonën. Kjo do të shkaktojë njolla të kuqe që do të qëndrojnë aty për muaj të tërë.

Në këtë rast duhet të përdorni një krem hidrokortizon, i cili redukton skuqjen, kruajtjen dhe acarim dhe pastroni lëkurën me scrub për të ndihmuar qimen të dalë në sipërfaqe.

2. Ethet e temperaturës: Këto ethe dalin pasi jeni ftohur apo një temperature të brendshme. Nuk duhen kapur kurrë me dorë pasi ato përmbajnë një lloj lëngu që mbajnë viruset e njëjta që i kanë shkaktuar.

Në këtë mënyrë ato do të përhapen lehtësisht edhe në vende të tjera. Në farmaci ekzistojnë medikamente për trajtimin e tyre.

3. Pikat e bardha dhjamore: Ato nuk largohen kurrë vetë, por vetëm me ndihmën e dermatologut apo estetistiti.

Ngacmimi i tyre ka të ngjarë të lërë lëkurën të kuqe, të irrituar dhe të përflakur dhe pika e bardhë dhjamore të jetë ende aty.

4. Pikat e zeza: Shtrydhja e tyre shkakton dëme në lëkurë. Përbërësit më të mirë për trajtimin e tyre janë acid salicilik dhe retinoli. Këto exfoliators nxisin qarkullimin qelizor, duke parandaluar qelizat e vdekura të lëkurës të mbyllin poret.

5. Puçrrat ose gungat nën lëkurë: Këto janë grumbull yndyror nën lëkurë që mund të ndjehet si një puçërr cistike.

Ata nuk janë kancerogjene dhe përgjithësisht janë të padëmshme, edhe pse mund të bëhen të dhimbshme nëse rriten shumë. Këto nuk duhen trajtuar kurrë në shtëpi por tek dermatologu. /albeu.com/

@tn.lajmelokale
@tetovanews