Ballina Shëndeti Këshilla 3 sekretet e mashkullit më të lumtur në botë

3 sekretet e mashkullit më të lumtur në botë

Matthieu Ricard, një monark budist 71 vjeçar nga Tibeti, është konsideruar mashkulli më i lumtur në botë. Ai ka lundur në Francë dhe tani jeton në Nepal. Matthieu ishte një intelektual francez i doktoruar në gjenetikën molekulare, por hoqi dorë prej studimeve të tij për t’u bërë budist dhe humanitar. Për 12 vjet ka marrë pjesë në një studim mbi ndikimin në tru të meditimit dhe mëshirës. Studimi kryhej nga neuroshkencëtari Richard Davidson nga Universiteti i Uiskonsin. Falë eksperiencës 12 vjeçare me Matthieu, neuroshkencëtari arriti të zbulonte se mendja e tij ishte më e qetë, ndërsa meditonte me dhembshuri.

Sot, Matthieu konsiderohet person tepër i lumtur dhe pranon se meditimi e ndihmon shumë për këtë aspekt. Në vazhdim do të mund të lexoni tri këshilla prej tij për gjithë njerëzit që kërkojnë të jetojnë një jetë të lumtur:

  1. Mos e konsidero veten si qendra e universit.

Egoizmi sjell mungesë lumturie. Kur ne përqëndrohemi për t’i bërë gjërat të funksionojmë vetëm për veten tonë, nisim ta shohim pjesën tjetër të botës si armike dhe kundërshtare për suksesin tonë. Ndërsa mëshira dhe dëshira për t’i ndihmuar të tjerët që na rrethojnë, na ndihmon të ndihemi më mirë shpirtërisht. Kur ndihemi mirë nga aspekti mendor, arrijmë të përcjellim edhe mesazhe pozitive tek njerëzit që na rrethojnë. Kjo gjë i motivon jo vetëm ata, por edhe vetë ne duke i parë të tjerët të ndihen mirë me fjalët tona.

  1. Ushtroje mendjen përditë.

Matthieu mendon se një mendje pozitive sjell përfitime për të gjithë ne. Duhet ta ushtrojmë mendjen tonë përditë në mënyrë që, në çdo ditë, të mund të jemi të përgatitur për të ecur përpara në misionin tonë të lumturisë. Pikërisht si në një maratonë ku nuk mund të konkurosh pa u ushtruar për të arritur kilometrat e nevojshëm, ashtu është në jetë nuk mund të bëjmë dot hapa përpara pa e përgatitur fillimisht mendjen tonë.

  1. Kalo 15 minuta në ditë me mendime pozitive.

Dashuria dhe lumturia janë mendime kalimtare dhe zëvendësohen lehtësisht nga shqetësimet, dyshimet dhe pakënaqësitë. Kjo nuk është mënyra se si duhet të ekzistojnë ndjesitë tona. Dashuria dhe lumturia duhet të jenë mendime konstante në jetën tonë. Matthieu na këshillon të kalojmë përditë 15 minuta pa shkëputje duke menduar për emocione pozitive. Nëse do ta bëjmë përditë këtë praktikë, për dy javë, do t’i vëmë re shumë lehtë rezultatet pozitive tek vetja jonë. / bota.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews