Ballina Bota ​Koreja e Veriut nuk dorëzohet, punime në impiantin bërthamor

​Koreja e Veriut nuk dorëzohet, punime në impiantin bërthamor

Pamje të reja satelitore tregojnë se Koreja e Veriut ka bërë përmirësime të shpejta infrastrukture në qendrën e saj të kërkimeve shkencore, bërthamore, në Yongbyon.

Të fiksuara më 21 qershor, fotot tregojnë modifikimet në reaktorin e prodhimit të plutoniumit, në impiant, dhe ndërtimin e disa objekteve mbështetëse, të planifikuara këto që para se lideri koreano-verior Kim Jong un të takohej me presidentin amerikan Donald Trump në Singapor, më herët këtë muaj. Ministria e unifikimit, e kontaktuar nga CNN në lidhje me çështjen, tha se nuk mund ta konfirmojë raportin dhe se po e ndjek situatën nga afër.

Por, vijimi i punimeve në impiantin e Yongbyonit, nuk duhet parë si i lidhur me angazhimin e premtimit të Koresë së Veriut për denuklearizim, pavarësisht se fotot sugjerojnë se Peniani po vijon në hapat e mëparshëm.Imazhet janë në kontrast të dukshëm me deklaratat e fundit të Donald Trump, se regjimi koreano-verior nuk përbën më një kërcënim bërthamor, edhe pse takimi i tij me Kim Jong un, nuk solli ndonjë provë bindëse se Koreja e Veriut do të heqë dorë nga programi i saj bërthamor.Në anën tjetër, sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, tha të mërkurën se Koreja e Veriut mbetet një kërcënim bërthamor, por edhe mbrojti deklaratat e mëparshme të Trump.

@tn.lajmelokale
@tetovanews