Ballina Kultura Kinematografi ​Leonardo Di Caprio dhe Brad Pitt në një film së bashku

​Leonardo Di Caprio dhe Brad Pitt në një film së bashku

Leonardo Di Caprio ka ndarë një foto të tijën dhe të Brad Pitt.
Fotoja e të dy aktorëve është bërë në setin e filmit më të ri nga Quentin Tarantino. Filmi titullohet “Once Upon a Time In Hollywood”.Hashtagu të cilën Di Caprio kishte përdorur ishte “ Pamja e parë ” dhe mesa duket aktori me këtë foto konfirmon fillimin e xhirimeve të filmit dhe tregon edhe një nga aktorët që marrin pjesë në të.

Tema e këtij filmi është rreth një aktori dhe dubluesit të tij dhe gjithë peripecive që ata kalojnë në Hollywood-in e viteve 1969 në Los Angeles, në përpjekje për të fituar famë. Kasti i aktorëve përfshin Margot Robbie, Timothy Olyphant, Al Pacino, Burt Reynolds, Damian Lewis, Luke Perry, Dakota Fanning. Filmi pritet të shfaqet në kinemat amerikane në 9 gusht, 2019.

Loading...