Ballina Aktualitet Lajme Zoran Zaev viziton Ramush Haradinajn (FOTO)

Zoran Zaev viziton Ramush Haradinajn (FOTO)

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Zorica Zaev, ka realizuar një vizitë sot në Kosovë.

Vizita e Zaev nuk ka qenë zyrtare, ai është takuar vetëm me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj në shtëpinë e këtij të fundit.

“Bashkë me Aniten, mirëpritëm në shtëpinë tonë mikun dhe homologun tim maqedon, Zoran Zaev, me bashkëshorten e tij, Zorica, me dëshirën që miqësia jonë të reflektojë në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

@tn.lajmelokale
@tetovanews