Ballina Bota Zbulohen prapaskenat, pse e anuloi Trump takimin me Kim Jong-Un

Zbulohen prapaskenat, pse e anuloi Trump takimin me Kim Jong-Un

Presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar samitin me Kim Jong-Un që pritej të zhvillohej me 12 qershor.

Arsyeja pse republikani e bërë këtë, sipas mediave ndërkombëtare, është fakti se Koreja e Veriut ka fyer zv/Presidentin Mike Pence.

Trump tha se do të ishte e papërshtatshme të mbaheshin bisedime në një kohë që regjimi i Kim testoi sërish limitet e durimit të tij.

Zv/ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut fyeu zv/Presidentin amerikan Mike Pence për deklaratat e tij se “Koreja e Veriut mund të përfundojë si Libia”.

Choe Son Hui gjithashtu tha se e ardhmja e samitit mes Peninanit dhe Uashingtonit varej totalisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa dënonte intervistën e Pence në Fox News.

“Ne nuk do t’i lutemi SHBA-së për dialog nëse ata nuk duan të ulen në tryezë me ne,” tha Choe Son Hui, sipas një artikulli të publikuar në agjencinë qendrore të lajmeve në Korenë e Veriut.

“Nuk mund të lejojmë deklarata të tilla idiote dhe injorante  që dalin nga goja e zv/Presidentit amerikan”, tha ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews