Ballina Aktualitet Lajme ZAEV TREGON DATËN KUR PRITET TË GJENDET ZGJIDHJE PËR EMRIN

ZAEV TREGON DATËN KUR PRITET TË GJENDET ZGJIDHJE PËR EMRIN

Kryeministri Zoran Zaev në seancën e sotme parlamentare, ku në rend dite janë pyetjet e deputetëve tha se me zgjidhjen e çështjes së emrit gjasat që të merret datë për fillimin e bisedimeve janë shumë të mëdha.

“Jam i bindur se jemi rrugës për të gjetur zgjidhje. Gjasat janë shumë të mëdha të marrim datë me zgjidhjen e kontestit që zgjatë 25 vite. Deri 20 qershor do të tentojmë të gjejmë zgjidhje”, ka thënë Zaev, transmeton SHENJA.

Zaev nuk u përgjigj nëse pranimi i erga omnes për “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”, do të vlejë edhe për propozimet tjera.

@tn.lajmelokale
@tetovanews