Ballina Aktualitet Lajme Zaev pranon duelin televiziv me kreun e VMRO-së, Hristian Mickoski

Zaev pranon duelin televiziv me kreun e VMRO-së, Hristian Mickoski

Kryeministri Zoran Zaev është i gatshëm që të përballet në debat televiziv me kryetarin e VMRO-së, Hristian Mickoski. Zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski ka deklaruar se transparenca ndaj opinionit është parim i punës së kryeministrit.

“Zaev vazhdimisht komunikon me opinionin dhe në mënyrë reciproke, nëpërmjet pyetjeve dhe përgjigjeve, por edhe në debate dhe duele. Ai është i gatshëm për duel televiziv dhe i gatshëm që të ballafaqohet me oponentët politik”, deklaroi Boshnjakovski.

Thirrjen për debat me kryeministrin, Mickoski e bëri mbrëmë gjatë mbledhjes së Komitetit Qendror të VMRO-së, ku ndër të tjera u vendos që të mbahen edhe protesta anti-qeveritare. /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews