Ballina Lajme ZAEV NË VATIKAN U TAKUA ME PAPËN, KONCEPTI “NJË SHOQËRI PËR TË...

ZAEV NË VATIKAN U TAKUA ME PAPËN, KONCEPTI “NJË SHOQËRI PËR TË GJITHË” NË FOKUSIN E BISEDIMEVE (VIDEO)

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, në shoqërinë e bashkëshortes së tij dhe të delegacionit qeveritar prej disa ministrash, sot u takua me Papën Françesku. Gjatë vizitës e cila po mbahet tradicionalisht në kornizat e aktiviteteve programore të manifestimit “Maqedonia në nder të Shën Kirilit”, kryeministri Zaev u takua  me Papën Françesku, ndërsa më vonë delegacioni u pranua në audiencë te Papa i Kishës Rimokatolike në Vatikan.

“Në takimin me papa Françeskun, biseduam për traditën e rrënjësuar thellë në tolerancën multi-religjioze, respektimin e feve të ndryshme dhe në kultivimin e lirive fetare në Maqedoni. Kujdes të veçantë në bisedë me papa Françesku-në i kushtova ndërtimit dhe ruajtjes së përcaktimit tonë themelorë, një shoqëri për të gjithë”, tha Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë.

Loading...