Ballina Aktualitet Lajme Zaev mbron “Hoxhën”, reagon edhe ambasada e SHBA-së

Zaev mbron “Hoxhën”, reagon edhe ambasada e SHBA-së

Kryeministri Zoran Zaev vazhdon të përballet me kritikat për emërimin e Xhezair Shaqirit si këshilltarin e tij. Duke pastruar dilemat rreth certifikatave të sigurisë të cilat sipas kryeministrit nuk i nevojiten këshilltarëve, i pari i organit ekzekutiv shtoi se mandati i këshilltarëve të tij është një vjeçar dhe se ri-emërimi ose shkarkimi i tyre bëhet në bazë të punës dhe rezultateve.

Boshkovski dhe Shaqiri ishin në anën e kundërta të nishaneve, por tani punojnë bashkërisht për Maqedoninë e tyre. Nëse kështu i shohim punët, të gjithë mund të jemi pak më tepër të liruar nga brengat dhe të kuptojmë se në Maqedoni çdonjëri meriton një shans – tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Vetë Komandant Hoxha një natë më parë në rrjetin social Facebook hodhi poshtë akuzat siç i quajti ai të pa baza ndaj tij duke shtuar se Qeveria e kaluar ka kërkuar të negocioj me të që ky i fundit të mos bëj probleme në çështjen e demarkacionit mes Maqedonisë dhe Kosovës. Madje në profilin e tij, Shaqiri shpalosi disa video incizime. Emërimin e këshilltarëve Shaqiri dhe Boshkovski e kritikoi edhe ambasada e SHBA-ve në Shkup. Në reagimin e tyre thuhet se ndajnë shqetësimin me Qeverinë e Maqedonisë për emërime në mesin e këshilltarëve edhe persona që gjenden në listën e zezë.

Kjo nuk është situatë e pakalueshme në raportet mes SHBA-ve dhe Maqedonisë, sepse punonjësve në ambasadë nuk iu ndalohet komunikimi me personat të cilët ndodhen në listën e zezë -thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-ve.

Me Shaqirin, numri i këshilltarëve të kryeministri Zoran Zaev arrinë në 56, në mesin e tyre janë edhe edhe ish zv/kryeministri Fatmir Besimi, ish-ministri i brendshëm Ljube Boshkovski, arkitekti Miroslav Gërçev, Mile Zeçeviq, Ismet Ramadani, Mersel Bilalli dhe të tjerë.

Adrian Kerimi

@tn.lajmelokale
@tetovanews