Ballina Aktualitet Lajme Zaev: Këtë fundjavë bisedimet për ministrat dhe zv/ministrat

Zaev: Këtë fundjavë bisedimet për ministrat dhe zv/ministrat

Këtë fundjavë kryeministri Zoran Zaev po bisedon me Lëvizjen Besa dhe PDSH-në për ndarjen e posteve eventuale të ministrave dhe zëvendës ministrave. Kryeministri Zaev, raporton SHENJA, tha se me kryetarët e partive që janë të gatshme të kyçen në Qeveri, po finalizohen idetë dhe propozimet se cili dikaster cilës parti mund ti ndahet. Por më pas, propozimet do diskutohen në mbledhjen e LSDM-së, PDSH-së dhe BESË-s që duhet tua kumtojnë idetë antarëve të tyre dhe të merret vendim.

“Faza e rikonstruimit ka ardhur deri në fazë të shqyrtimit të ofertave të partive me të cilat po negociojmë. Besoj se këtë fundjavë do ta shfrytëzojnë të gjithë partitë me të cilat po negociojmë, por edhe ne si LSDM, për të biseduar me antarësinë. Nëse ne përafërsisht themi po, tashmë do të jemi afër vendimit për Qeveri, respektivisht për emërimin e ministrave dhe zëvendës ministrave, ndërsa më pas do të vazhdojmë të bisedojmë për drejtorë, zëvendës drejtorë e kështu me radhë”, deklaroi Zaev.
Kryemistri tha se ndarja e resoreve po bëhet me shumë kujdes pasi që bëhet fjalë për poste tejet serioze për të cilat duhet shqyrtuar mirë kuadrot që do ti drejtojnë

@tn.lajmelokale
@tetovanews