Ballina Aktualitet Kosovë Vuçic kundër planit të SHBA-së dhe aleatëve për Kosovën

Vuçic kundër planit të SHBA-së dhe aleatëve për Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet perëndimore kanë paraqitur një plan për zgjidhjen e problemit të Kosovës, për presidentin serb Aleksandër Vuçiç, shkruan sot e përditshmja beogradase “Blic”.

Sipas dokumentit të siguruar nga ky medium, aty sqarohet se plani edhe pse është i favorshëm për Serbinë, ende nuk ka marrë pëlqimin nga presidenti Vuçiç.

“Presidenti nuk është i kënaqur me planin dhe nuk i është përgjigjur propozuesve”, thuhet në shkrimin e kësaj të përditshme

Ndër të tjera, aty tregohet se ‘Perëndimi injoroi pozitën e udhëheqjes shtetërore, se nuk ka alternativë të pranueshme nëse Prishtina merr gjithçka dhe Beogradi asgjë’

Ndërsa, lidhur me këtë propozim, ka reaguar ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç. Sipas tij, ideja e SHBA-së dhe perëndimit është i pahijshëm karshi interesave të shtetit të tyre.
“Vuçiç është i vetëdijshëm që ky propozim s’ka efekt dhe nëse pranohet, ai nuk mund të dal para qytetarëve”, deklaroi kryediplomati serb.

@tn.lajmelokale
@tetovanews