Ballina Kuriozitete Vrau dhe hëngri kafshët e egra për të fituar para përmes videove...

Vrau dhe hëngri kafshët e egra për të fituar para përmes videove të publikuara në Yotube (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Një grua është arrestuar pasi filmoi veten duke rrjepur, gatuar dhe duke ngrënë kafshë në zhdukje, në mënyrë që ajo të fitonte para nga videot e hedhura në YouTube.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Ah Lin Tuch, e cila shkaktoi zemërim në zgjedhjen e saj të ushqimit, ndërsa ajo paraqiti një jetë mbijetese.

Ajo, siç thuhet më tej kishte bërë video duke ngrënë ndër tjerash edhe një mace të egër, disa lloje të mbrojtura të zogjve, një kobër, si dhe disa bretkosa.

Megjithatë, shikuesit e raportuan atë kur e kuptuan se shumë prej kafshëve që po hante pranë shtëpisë së saj në Phnom Penh, Kamboxhia, ishin specie të mbrojtura.

Kështu, ajo dhe burri i saj Phoun Raty u gjurmuan nga Ministria e Mjedisit dhe kanë kërkuar publikisht falje për ‘shkatërrimin e kafshëve të egra’.

Pas kësaj, çifti ka hequr videot në të cilat duken duke ngrënë kafshët – por ende kanë pamjet ku hanë bretkosat, kobra, peshkaqen.

Çifti pohoi se ata blenë kafshët e egra ‘nga një treg lokal’ pastaj i gatuan ato.