Ballina Bota Vrasësi me pagesë i Escobarit (Popeye) arrestohet në Kolumbi (VIDEO)

Vrasësi me pagesë i Escobarit (Popeye) arrestohet në Kolumbi (VIDEO)

Ish vrasësi me pagesë i Pablo Escobarit, Jhon Jairo Velasquez Vasquez, me pseudonimin “Popeye”, është arrestuar të premten, pasi ai u paraqit në zyrën e prokurorit në La Alpujarra, Medelin, Kolumbi.

Vasquez po kërkohej nga policia kolumbiane me akuza si komplote dhe grabitje e rëndë. Vepra e tij ishte hetuar nga prokurori gjeneral i policisë metropolitane të Medelinit, raporton “RT”, transmeton Periskopi.

“Ai synonte të rimerrte pronën, paratë që i kishte lënë vite më parë në duart e trafikantëve të drogës ku këto para kishin mbetur tek të afërmit e tij”, thuhet sipas burimeve të policisë, raportoi “El Tiempo”.

Vasquez i lirua me kusht në vitin 2014 pasi ai pranoi që kishte kryer qindra vrasje ku i mbajti 22 vjet në burg. Prej asaj kohe ai ka shkruar libra dhe është shfaqur nëpër televizione të ndryshme./Periskopi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews