Ballina Lajme VMRO DHE LSDM PËRPLASEN PËR LIGJIN PËR MEDIA (VIDEO)

VMRO DHE LSDM PËRPLASEN PËR LIGJIN PËR MEDIA (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Ligjet për reforma në media dhe agjencinë për shërbime audio dhe audiovizuale do të diskutohen në seanca të zgjatura në komisione kuvendore. Këtë e dëshmon debati i gjatë për amendamentet e propozim Ligjit për shërbimet audio dhe audiovizuale. Deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe sot e vazhduan debatin për amendamentin e 5-të të tyre, ku kërkojnë që nga propozim ligji të hiqen nenet me të cilat ndër të tjera, kërkohet që anëtarët për këshillin e RTVM-së dhe Agjencisë së Mediave të propozohen nga disa OJQ të ndryshme. Kjo sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, Bllagoja Despotovski është e panevojshme, sepse siç vlerësoi ai, në Maqedoni nuk ka OJQ të pavarura.

BLLAGOJA DESPOTOVSKI, VMRO-DPMNE

“E pamë se si janë organizatat joqeveritare. Do të thotë shumica morën pjesë në revolucionin e larëm, të tjera që nuk morën pjesë kanë qenë me ne, kështu i bie të jetë. Do të thotë janë të pavarura ata. Pra, një i varur të bën edhe ty të varur nëse të jep nënshkrim. Të kemi ne pavarësi thelbësore në këtë sferë ajo do të ishte shumë mirë, të ishin këto organizata të pavarura joqeveritare shumë i mirë do të ishte ligji. Pra ne nuk kemi në shtet organizata të pavarura, të gjitha u dëshmuan të varura, janë ose në njërën anë ose në tjetrën”

Sipas ministrit të Shoqërisë informatike, Damjan Mançevski, fjalimet maratonike të deputetëve të opozitës maqedonase për të zvarritur sjelljen e Propozim ligjit për mediat, bëhet me qëllim që anëtarët e VMRO-DPMNE-së të vazhdojnë të udhëheqin me RTVM-në dhe Agjencinë e Mediave.

DAMJAN MANÇEVSKI, MINISTËR I SHOQËRISË INFORMATIKE

“I gjithë qëllimi i deputetëve të opozitës është para së gjithash të mos e lejojnë miratimin e Ligjit përShërimet audio dhe Audiovizuale, dhe më konkretisht që të vazhdojë mandati aktual u udhëheqësve edhe të RTVM-së edhe i Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale. Të përkujtojë se bëhet fjalë për trupa ku janë anëtarë përfaqësues politik, të cilët kanë konflikte interesi dhe që nuk i plotësojnë edhe kushtet ligjore aktuale për anëtarësim në këto trupa të pavarur rregullator”.

Nga ana tjetër, deputetët e VMRO-DPMNE-së akuzuan pushtetin se shpejtohet për të sjellë Ligjin e ri me qëllim që në këto dy trupa rregullator të pavarur të anëtarësojë njerëz të vetë. Edhe pse për më shumë pika, LSDM dhe VMRO-DPMNE janë marrë vesh për këtë Propozim-ligj, për disa pika ku nuk kanë gjetur pajtueshmëri, opozita maqedonase ka dorëzuar rreth 70 amendamente. /shenja/