Ballina Aktualitet Lajme VIDEO/ Selmani: BDI ka humbur komoditetin në Qeveri, tanimë do ketë një...

VIDEO/ Selmani: BDI ka humbur komoditetin në Qeveri, tanimë do ketë një garë të brendshme

Ish-zëvendës kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Imer Selmani në një intervistë për emisionin “DIFFERENT” në ZhurnalTV ka folur për aktualitetin politik në vend, por jo vetëm edhe për çështjen e emrit dhe proceset euro-integruese të Maqedonisë.

Duke folur mbi zgjerimin e koalicionit Qeveritar edhe me dy parti politike shqiptare, Selmani thekson se zgjerimi është bërë për shkak të mungesës së numrave në parlament të shumicës parlamentare dhe se ëhstë një lëvizje kuantitative e cila nuk do të sjell ndryshime në programin Qeveritar.

“Zgjerimi i koalicionit qeveritar edhe me dy paritët shqiptare PDSH dhe Lëvizjen BESA, mund ta ndihmon Qeverinë Zaev vetëm me numra të deputetëve në Parlament.

E din edhe vet se fillimi kësaj Qeverie ishte në kufirin e të mundëshmes, 61, 62, 63, por tani me shtimin nga një deputet të komunitetit turk, romë, pastaj PDSH-ja me dy deputet, Lëvizja BESA krahu i Shkupit me tre deputet bëhet një numër përafërsisht 70 deputet, që do të thotë vetëm se një përmirësim kuantitativ. A do të ketë përmirësim kualitativ?

Besoj se jo, për arsye se Qeveria tashmë e ka konturën e vet e ka vizatuar vetëveten dhe nuk besoj se këto numra të ri të ndryshojnë programin dhe as që kemi dëgjuar se ka ndonjë ndryshim të programit të Qeverisë.

Sidoqoftë, këto numra ndoshta do të krijojnë një besim të madh te pushteti dhe shpresoj se nuk do të vetpëleqjnë veteveten dhe të harrojnë se edhe kjo qeveri mund të jetë e ndryshueshme dhe të ndryshohet sikur ajo qeveria e mëparshme”, thotë në intervistë për emisionin “Different”, Imer Selmani, ish-zv/kryeministër.

Sipas tij, me zgjerimin e koalicionit qeveritar partia më e madhe politike shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të humb komoditetin e saj dhe se tanimë në qeveri do të ketë edhe një garë të bredshme, për të cilën ai uron që mos të jetë garë për të “luftuar” njëri tjetërin.

“BDI me zgjerimin e koalicionit Qeveritar e humbë komoditetin, nëse humbja e komoditetot është dëm për to atëherë është dëm dhe humbje e komoditetit.

Në qoftë se kanë qenë vetë si parti politike shqiptare, pas largimit të Aleancës për Shqiptarë të zotit Ziadin Sela, tani ke edhe dy partnerë të ri të cilët nuk kanë edhe numër të vogël të deputetëve, bashkë kanë 5 deputet, ndërsa vetë BDI-ja ka 10 deputet e këto kanë 5 deputet, ashtu që do të ketë edhe një garë të bredshme. Uroj që kjo garë mos të jetë që njëri të pengoj tjetërin por një garë e cila do të lufton për një cilësi më të mirë”, thekson Selmani në intervistë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews