Ballina Argëtim Kuriozitete VIDEO/ Fëmija 5 vjeç bie nga treni, polici hero i shpëton jetën

VIDEO/ Fëmija 5 vjeç bie nga treni, polici hero i shpëton jetën

Një ngjarje e rëndë ka tmerruar udhëtarët në Indi, teksa një fëmijë vetëm 5 vjeç ka rënë nga treni. Ngjarja ka krijuar panik te qytetarët në stacionin e trenit në Mumbai, kur vogëlushja ka rrëshqitur nga shkallët e trenit që ishte në lëvizje, teksa po ngjitej së bashku me nënën e saj.

Ka qenë një agjent policie, i cili ka ndërhyrë menjëherë, duke shmangur tragjedinë. Polici ka shpëtuar mrekullisht nga vdekja 5-vjeçaren, duke e kapur atë në kohë, teksa po përfundonte poshtë binarëve të mjetit.

Ndërkohë, familjarët e vajzës dhe Ministria e Transportit kanë falënderuar policin, që u kthye në hero. Momenti tronditës është publikuar nga mediet indiane, ku duket qartë vajza që shkëputet nga treni, duke rrezikuar jetën.

@tn.lajmelokale
@tetovanews