Ballina Bota Vdes në moshën 93-vjeçare miliarderi dhe pronari i gazetës franceze “Le Figaro”

Vdes në moshën 93-vjeçare miliarderi dhe pronari i gazetës franceze “Le Figaro”

Sipërmarrësi dhe politikan francez Serge Dassault është ndar nga jeta në moshën 93-vjeçare, tha familja e tij.
Dassault udhëhoqi grupin Dassault pas vdekjes së babait të tij, Marcel, në vitin 1986.
Grupi ka firma të shumta në aeronautikë dhe armatim dhe zotëron gazetën franceze, “Le Figaro”.
Dassault ishte një nga burrat më të pasur të Francës dhe renditet lartë në listën e miliarderëve sipas Bloomberg dhe Forbes .

Sipas këtyre mediave, pasuria e tij shkon rreth 26 – 27 miliard dollarë. 93-vjeçari ishte gjithashtu i përfshirë në politikë dhe kishte shërbyer si senator konservator dhe kryebashkiak i Corbeil-Essonne, një lagje jugore e Parisit. Ish-presidenti francez Nikolas Sarkozi e nderoi Dassault, duke thënë se: “Franca ka humbur një industrialist të madh dhe një mik”.

Kanali i lajmeve franceze BFMTV raportoi se Dassault vdiq pas një sulmi në zemër në selinë e grupit të aviacionit Dassault të hënën.Vitin e kaluar, ai u gjet fajtor për mashtrim nga një gjykatë e Parisit pasi nuk zbuloi shkallën e plotë të pasurisë së tij tek autoritetet tatimore dhe e gjobitën me 2 milion euro.(TemA TV)

@tn.lajmelokale
@tetovanews