Ballina Aktualitet Lajme Vazhdon gjykimi për rastin “Monstra”.

Vazhdon gjykimi për rastin “Monstra”.

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seanca e radhës për rastin “Monstra”. Në seancën e sotme duhet të dëshmojnë dy nga gjashtë të akuzuarit për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës më 12 prill të vitit 2012.

Në seancën e fundit dëshmoi i akuzuari Agim Ismajloviq i cili para trupit gjykues u betua se nuk ka lidhje me rastin dhe nuk e ka kryer veprën. Nga prokurorja Fetai, Ismajloviq u pyet nëse ka njohuri se ku gjendet vëllai i tij, Afrim Ismajloviq i cili ndodhet në arrati.

Përgjigja e të akuzuarit ishte se ka njohur se vëllai i tij ndodhet në Prishtinë dhe se adresa e tyre është e njohur për policinë e Kosovës. Në seancën e kaluar dëshmoi edhe i akuzuari tjetër Fejzi Aziri i cili në detaje shpjegoi se ku ka qenë dhe çfarë ka bërë ditë kur ka ndodhur vrasja e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës.

Aziri theksoi se rastin Monstra e ka montuar policia, ndërsa në pyetjen se a ka zhvilluar biseda telefonike me krerët e BDI-së, Aziri konfirmoi se ka pasur biseda me disa funksionar të BDI-së.

Për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës në vitin 2012 me burg të përjetshëm u dënuan gjashtë persona: Halil Demiri, Haki Aziri, Fejzi Aziri, Sami Luta, Afrim Ismajloviq dhe Agim Ismajloviq.

@tn.lajmelokale
@tetovanews