Ballina Teknologji Twitter kërkon nga përdoruesit të ndryshojnë fjalëkalimet

Twitter kërkon nga përdoruesit të ndryshojnë fjalëkalimet

330 milionë përdorues të Twitter janë nxitur që të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre, pasi disa prej tyre janë ekspozuar si tekst pa mbrojtje gjatë punëve të brendshme të kompanisë.

Një gabim në mënyrën se si janë mbajtur fjalëkalimet nënkupton se disa prej tyre janë ruajtur në formë të lexueshme.

Këto fjalëkalime do të duhej të kalonin nëpër një procedure të quajtur “hashing” në mënyrë që të jenë vështirë të kuptueshëm.

Ekspertët e sigurisë kanë thënë se mënyra se si Twitter është përballë me këtë thyerje potenciale ishte inkurajuese./kk/

@tn.lajmelokale
@tetovanews