Ballina Bota Trump: Obama paguante për të liruar qytetarët amerikanë jashtë vendit

Trump: Obama paguante për të liruar qytetarët amerikanë jashtë vendit

Presidenti amerikan Donald Trump akuzoi paraardhësin e tij Barak Obama duke thënë se ai paguante për të liruartë burgosurit nga Korea e Veriut.

Ndërsa u shpreh optimist për takimin me Kim Jong-un, Trump gjatë fjalimit në shtetin e Indianës tha se administrata e Presidentit Barack Obama, ka paguar shuma të caktuara për lirimin e të burgosurve amerikanë jashtë vendit.

“Kemi vlerësuar gjestin e Koresë së Veriut. Nuk mendonim se mund të arrihej. Kemi mundësi të mirë për të bërë diçka shumë domethënëse, vetëm 5 vite më parë asnjë nuk do ta mendonte që kjo do të ishte i mundur. Mendoj se Kim Jong-un dëshiron vërtetë të bëjë diçka, për ta çuar vendin e tij në botën reale. Mendoj se takimi do të jetë një sukses i madh”, tha Trump.

Tre të burgosurit amerikanë të liruar nga autoritetet koreanoveriore zbritën në bazën ushtarake në Merilend dhe u pritën nga presidenti Trump dhe bashkëshortja e tij Melani.

Veprimi i regjimit komunist, për 3 amerikanët e dënuar për spiunazh dhe veprime armiqësore, është një gjest i vullnetit të mirë nga Koreja e Veriut në sajë të takimit hisotrik mes Trump dhe liderit Kim Jong-un, që do të mbahet me 12 qershor në Singapor./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews