Ballina Bota Trump-Kim Jong-unit: Mund të kesh të njëjtin fat si Gaddafi!

Trump-Kim Jong-unit: Mund të kesh të njëjtin fat si Gaddafi!

Presidenti amerikan Donald Trump ka “kërcënuar” liderin Koreano-verior Kim Jong Un se do të ketë të njëjtin fat si Muammar Gaddafi, nëse nuk pranon marrëveshjen për programin e armëve bërthamore.

Kreu i Shteteve të Bashkuara e lëshoi këtë paralajmërim nga Shtëpia e Bardhë, kur u pyet nga reporterët në lidhje me sugjerimin e fundit që i është dhënë nga këshilltari për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, se “modeli libian” duhet të jetë model për marrëveshjen me Korenë e Veriut gjatë samitit historik mes Trumpit dhe Kimit të planifikuar për më 12 qershor në Singapor.

Modeli që iu referua Boltoni ishte marrëveshja e Gaddafit në dhjetor të vitit 2003 për dorëzimin e programit embrional të armëve bërthamore, që përfshinte edhe lejimin e cetrifugave të uraniumit të transferoheshin në SHBA.

“Modeli, nëse i referoheni atij me Gaddafin, ishte një ekzekutim total. Ne shkuam atje për ta thyer atë. Tani, ai model mund të përsëritet sërish nëse ne nuk bëjmë një marrëveshje, që ka shumë gjasë të ndodhë. Por, nëse ne arrijmë një pakt, mendoj se Kim Jong-un do të jetë tepër, tepër i lumtur”, deklaroi presidenti Trump.

Deklaratat presidentit Trump vijnë pak para takimit me liderin koreano-verior Kim Jong Un në Singapor më 12 qershor.

@tn.lajmelokale
@tetovanews