Ballina Bota Trump i ka treguar Merkelit dhomën e gjumit! Zbulohen arsyet…

Trump i ka treguar Merkelit dhomën e gjumit! Zbulohen arsyet…

SHPËRNDAJE

Presidenti amerikan Donald Trump ia ka treguar dhomën e tij të gjumit, kancelares gjermane Angela Merkel, gjatë vizitës së saj të fundit në Washington.

Kështu ka thënë ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, në një përpjekje “të çuditshme” për ta mbrojtur marrëdhënien e Trumpit me kancelaren gjermane.

Ai ka thënë se presidenti i ka dhuruar Merkelit një vizitë “shumë personale” në këndet e shtëpisë ku ai jeton, raporton Telegrafi britanik.

“Angela Merkel ka parë edhe dhomën e ndejës dhe atë të gjumit të presidentit. Kjo ishte tejet personale. Asnjë president i mëhershëm nuk ia ka treguar asaj këtë pjesë”, ka thënë ambasadori amerikan.

SHBA ka bërë gjithçka që të mohojë zërat se Trump dhe Merkel kanë një marrëdhënie të tensionuar.
Përderisa presidenti ka mirëpritur liderët e tjerë evropianë në Shtëpinë e Bardhë, duke mbajtur duart me Theresa May dhe duke i larguar zbokthin nga shpatullat Emmanuel Macron, ai u shfaq më i ftohtë me kancelaren gjermane, Merkel.

Në vizitën e saj të parë, Trump as nuk u përgjigj ndaj kërkesës së Merkel për shtrëngim duarsh.