Ballina Bota Analiza “The Donald” e ka lënë botën pa frymë

“The Donald” e ka lënë botën pa frymë

Nga Bernard Guetta

Mbeten edhe vetëm pesë ditë. Deri në 12 maj, bota do të dijë nëse Donald Trump do të anulojë ose jo përkatësinë e SHBA, në kompromisin në negociatat bërthamore midis fuqive të mëdha dhe Iranit, në vitin 2015. Më 6 maj, Presidenti iranian Hassan Rohani ka thënë se “nëse Amerika do të heqë dorë nga marrëveshja, do të përballet me një pendesë historike “sepse” urdhërat e nevojshëm”, shtoi ai pa specifikuar, “i janë dhënë organizatës tonë të energjisë atomike”.

Emmanuel Macron theksoi se në rast të tërheqjes së Uashingtonit nga marrëveshja, “do të hapet kutia e Pandorës dhe mund të shpërthejë një luftë”.

Janë fjalë aspak të ekzagjeruara, sepse që në vitin 2015, në kohën e firmosjes së kompromisit, kreu i atëhershëm i diplomacisë amerikane John Kerry, kishte deklaruar se ndoshta qe shmangur një luftë, sepse vazhdimi i programit bërthamor të Iranit nuk do të kish lënë alternativë tjetër: një sulm ndaj Iranit do të shkaktonte një kaos rajonal, apo pranimin e ndërtimit të bombës atomike nga ana e Teheranit, ndjekur nga Arabia Saudite dhe Turqia (në këtë rast, duke marrë parasysh fuqinë e Izraelit, do të çonte në katër fuqi bërthamore në Lindjen e Mesme).

Pasiguri e dyfishtë

Sot alternativa është saktësisht e njëjtë. Ndoshta Donald Trump do të gjejë një mënyrë për të kritikuar kompromisin, pa e hedhur në erë zyrtarisht. Nuk përjashtohet, por edhe në këtë rast marrëveshja e 2015 do të marrë fund, për shkak se kompanitë perëndimore nuk do të guxojnë për të investuar më shumë në Iran dhe regjimi iranian do ta gjejë veten të penalizuar në të gjitha frontet, pa atomike dhe pa aftësinë për t’u integruar në ekonominë botërore.

Nëse Trump nuk heq dorë nga ideja e sabotimit të kompromisit, bota do të hyjë në një pasiguri të dyfishtë të dielën, për dy arsye.

Arsyeja e parë është se, pas mandatit të dytë të George Bush, Shtetet e Bashkuara nuk duan të jenë polici i botës, dhe që atëherë asnjë ekuilibër i ri nuk ka zëvendësuar atë të kaluarin, për shkak se Bashkimi Evropian nuk është vendosur ende si një fuqi politike.

Arsyeja e dytë për pasigurinë, është se Shtetet e Bashkuara janë sot në duart e një presidenti, paaftësia e të cilit është e barabartë vetëm me vulgaritetin e tij. Donald Trump është një njeri që, mes hetimit rus dhe skandalit që përfshiu një yll pornografie, ka pasur guximin për të thënë se në Bataclan do të kish patur më pak viktima, në qoftë se në Francëdo të lejohej shitja e hapur e armëve.

Po sigurisht, u shesim armë të gjithëve dhe nuk do të ketë më vrasje masive në Evropë, siç ndodh në Shtetet e Bashkuara, ku të gjithë e dinë se tragjedi të tilla nuk ndodhin … , Ide e bukur, i dashur Z. Trump.

@tn.lajmelokale
@tetovanews