Ballina Aktualitet Lajme TAXI FALAS PËR TË DEHURIT, SOCIOLOGËT: STIMULIM I ALKOOLIZMIT (VIDEO)

TAXI FALAS PËR TË DEHURIT, SOCIOLOGËT: STIMULIM I ALKOOLIZMIT (VIDEO)

Personat e dehur do ta kenë falas taksin për të shkuar në shtëpi. Ky është një projekt i cili është iniciuar nga Borjan Ignatoski dhe Ivica Pigullovski nga RESTORANI.MK. Ignatovski thotë se ideja për këtë është që restorantet të jenë me të përgjegjshëm ndaj mysafirëve të tyre.

“Ideja është që Restorani.mk të behët ëeb faqe e përgjegjshme sociale bashkë me restorantet që bashkëpunojmë. Restorani.mk nëse më pyetni në aspekt financiar nuk fiton asgjë. Fiton vetëm publicitet me karakter më të ndryshëm”, tha Borjan Ignatoski, Iniciator i projektit.

Projekti u mbështet edhe nga qyteti i Shkupit. Nga atje thonë se me këtë, do të këtë më pak njerëz të dehur nëpër rrugë.

“Projekti nuk është i Qytetit të Shkupit, projekti është i dy djemve, të cilët kanë marrë iniciativë për një projekt të tillë. Ajo që bënë Qyteti i Shkupit është mbështetja e këtij projekti, pasi që përputhet edhe me idetë e Qytetit të Shkupit, që nëpër rrugët e qytetit të ketë sa më pak njerëz të dehur”, tha Valon Salihu, Qyteti i Shkupit.

Por sociologu Ilija Aceski thotë se kjo do të stimuloj ngritjen e nivelit të alkoolizmit. Ai tha se kishte qeshur kur kishte lexuar këtë informacion duke menduar që bëhet fjalë për një shaka.

“Nëse ju nxisni të pirit e alkoolit si shofer, dhe garantoni që ai që pi nuk do të bëj problem, kjo direkt mund të kuptohet që me këtë stimulohet alkoolizmi. Edhe indirekt edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kjo nuk është në rregull, mund të nënkuptohet edhe si shaka”, tha Ilija Aceski, sociolog.

Aceski gjithashtu tha se Maqedonia bie në grupin e shteteve me nivel të lartë të konsumimit të alkoolit. Ai tha se kjo dukuri është shumë e përhapur në shoqërinë tonë, sidomos tek të rinjtë. Ai vlerëson se iniciativa e lartpërmendur është edhe një hap drejt zmadhimit të këtij problemi.  Ndryshe vauçeri për taxi që do t’u jepet personave të dehur, vlen 100 denarë.

Përgatiti: Almedina Ismajli

@tn.lajmelokale
@tetovanews