Ballina Jetë & Stil Sot në Prishtinë shpërndahet bakllava gjigante, pretendohet të thyhet rekordi në Guinnes

Sot në Prishtinë shpërndahet bakllava gjigante, pretendohet të thyhet rekordi në Guinnes

Pak ditë para se të nisë Muaji i Ramazanit, sot në Prishtinë do të përgatitet një bakllava gjigante.
Bakllavaja, e cila do të ketë përmasa mbi 2 metra dhe formën e hartës së Kosovës, do të shërbehet sot nga ora 14:00 në sheshin “Nënë Tereza”, transmeton Magazina.al.

Organizimin e kanë bërë vullnetarisht disa të rinj nga Prishtina, të cilët kanë marrë mbështetje edhe nga një fabrikë për prodhimin e ëmbëlsirave.

Qëllimi i organizatorëve është që viteve të tjera të bëjnë bakllavanë edhe më të madhe që ta thyejnë rekordin e librit Guinnes të cilin e mban Turqia.

Loading...