Ballina Aktualitet Lajme Sot bëhen tre vjet nga rasti i Kumanovës

Sot bëhen tre vjet nga rasti i Kumanovës

Sot bëhen tre vjet nga rasti i Kumanovës. Mëngjesi i 9 majit ishte tejet trishtues jo vetëm për banorët e Lagjes së Trimave, por edhe për gjithë Maqedoninë dhe jashtë, pasi nuk dihej saktë nëse nga luftimet e ashpra mes policisë dhe grupit të armatosur, ka mbetur i vrarë edhe ndonjë civil.

Gjithçka ishte mjegulli. As policia e as zyrtarët e lartë shtetëror nuk tregonin detaje për rastin. Kjo dhe linte hapësirë për lajme të rrejshme për gjoja civilë të vrarë, dhe në mesin e tyre edhe fëmijë.

Afro dy vjet proces gjyqësor por kanë mbetur shumë enigma. Nuk u qartësuan organizatorët e rastit. Nuk u tregua si grupi ka hyrë pa u vërejtur në Maqedoni dhe përse policia nuk e ka ndalur grupin kur ka patur mundësi, pasi publikisht u tregua se grupi ka qenë nën masa të veçanta hetimi gjatë tërë kohës.

Por, edhe pse gjykata nuk ishte e bindshme gjatë gjykimit, ishte e bindshme gjatë verdiktit. Verka Petkovska dhe Goran Boshevski shqiptuan 746 vjet burg për 26 persona ndërsa shtatë persona u dënuan me burg të përjetshëm.

26 të akuzuarit që i shpëtuan paraburgimit, megjithatë u dënuan deri në 40 vite burg që teknikisht për të akuzuar që kanë kaluar të tridhjetat dhe dyzetat, është burg i përjetshëm. Prej të dënuarve, 19 janë shtetas kosovarë ndërsa të tjerët nga Maqedonia. Vetëm katër persona të akuzuar për logjistikë nga Maqedonia janë liruar tërësisht nga akuzat. /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews