Ballina Bota Sochi bashkon Merkelin me Putinin për bisedime, më 18 maj

Sochi bashkon Merkelin me Putinin për bisedime, më 18 maj

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të udhëtojë drejt qytetit jugor rus, Sochi, më 18 maj për të zhvilluar bisedime me presidentin Vladimir Putin.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia ruse e lajmeve “RIA”, e cila citoi këtë të hënë një ndihmës të Kremlinit.

Yury Ushakov, këshilltar i Putinit, tha gjithashtu se presidenti rus do të udhëtojë më vonë në Vjenë, më 5 qershor.

Lajmi, gjithsesi mori konfirmimin edhe të qeverisë gjermane, përmes një zëdhënëseje të saj.

Konfirmimi i zëdhënëses vjen ndërsa ajo kishte refuzuar më herët ta pohonte apo ta mohonte këtë takim, gjatë një konference të rregullt për mediet nga qeveria, teksa i kishin referuar lajmin e agjencisë ruse të lajmeve./TCH/

@tn.lajmelokale
@tetovanews