Ballina Teknologji Situatë alarmante, shumë të rinj të varur nga rrjetet sociale, hapen qendra...

Situatë alarmante, shumë të rinj të varur nga rrjetet sociale, hapen qendra rehabilitimi

Rrjetet sociale mund të krijojnë varësi. Nuk është ende një shqetësim i njohur zyrtarisht, por në Amerikë, po marrin masa që tani, shkruan tgcom.

Gjithnjë e më shumë të rinj janë të stacionuar vazhdimisht në Facebook, Snapchat, twitter e Instagram.

Rritet gjithnjë e më shumë edhe numri i atyre që futen nëpër qendra rehabilitimi.

Thuajse gjysma e adoleshentëve amerikanë janë të prekur nga kjo sindromë. Bëhet fjalë për djem e vajza që përdorin smartphone-in për 6-7 orë në ditë.

Disa të rinj, të intervistuar nga televizioni amerikan, kanë treguar se ndjejnë stres, ankth, por edhe turp nga përdorimi pa kriter i celularit.

Qendrat e rehabilitimit, sapo nisin terapinë, i lënë të rinjtë pa smartphon-ët e tyre, tabletët dhe internet. Që nga ai moment nisin të ndjekin programe të specializuara.

Qendra Paradigm në Kaliforni, thotë se ka arritur sukses 80% me pacientët në moshë të re. Terapia mund të rëndojë xhepat e familjarëve: fatura mund të shkojë deri në 50.000 dollarë, por disa sigurime shëndetësore mund të rimbursojnë një pjesë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews