Ballina Lajme Shqipëri, gjenden armë e fishekë në një gropë gëlqereje

Shqipëri, gjenden armë e fishekë në një gropë gëlqereje

Një arsenal prej 18 armësh zjarri të ndryshkura dhe 80 kaseta me fishekë të dëmtuar nga lagështia janë gjetur në pronën e një shtetasi 62-vjeçar në Gramsh.

Ka qenë vet pronari B.K., banues në lagjen “Sporti” të qytetit të Gramshit, ai që pasi konstatoi arsenalin në një gropë gëlqereje njoftoi sallën operative të Komisariatit të Policisë së këtij qyteti.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje së bashku me forcat xheniere të ushtrisë, të cilat bënë pastrimin e gropës së gëlqeres dhe sekuestruan 18 pushkë model 56, të kalibrit 7.62 mm dhe 80 kaseta fishekësh të dëmtuar nga lagështia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për vlerësim./TCH/

VIDEO bonus:
Loading...