Ballina Aktualitet Lajme SHILEGOV: QYTETI SHKUPIT DO TË PUNËSOJË 50 ZJARRFIKËS TË RI

SHILEGOV: QYTETI SHKUPIT DO TË PUNËSOJË 50 ZJARRFIKËS TË RI

Në njësinë kundër zjarreve në Autokomandë, sot në mënyre solemne u shënua 20 maji Dita e zjarrfikëseve. Manifestimi filloi me prezantim solemn të zjarrfikësve, kurse Komandanti i Brigadës kundër zjarreve, Zvonko Tomeski i raportoi kreut të Shkupit, Petre Shilegov.

Por kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov  tha se do të investohet në pajisje dhe modernizim të brigadës kundër zjarreve.

“Këtë vit nga Buxheti i Shkupit për Brigadën kundër zjarreve kemi ndarë rreth 134 milion denarë. Me këto mjete është parashikuar  furnizim i pajisjeve teknike automekanike shkallë minimum 75 metrash dhe furnizim të dy automjeteve autocisterne”.

Gjithashtu Shilegov tha se këtë vit në Brigadën për mbrojtje kundër zjarreve do të pranohen 50 zjarrfikës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews