Ballina Aktualitet Kosovë Serbia po e bllokon procesin e dialogut

Serbia po e bllokon procesin e dialogut

Serbia nuk është duke respektuar Marrëveshjen e Brukselit për Lëvizjen e Lirë. Kuvendi i Serbisë ua ka ndaluar tre deputetëve të Kosovës shkuarjen në Beograd, ku ishin ftuar nga kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Serbisë, Nenad Canak.

Po ashtu dje Përfaqësueses së Kosovës në Karate i është ndaluar hyrja në Serbi për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian.

Ndonëse është bërë gati një dekadë prejse ka nisur procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, kjo e fundit ende po vazhdon të mos i zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Lajmin e plotë e gjeni në Zëri.

@tn.lajmelokale
@tetovanews