Ballina Aktualitet Kosovë Serbia kërkon përkrahjen e Rusisë dhe Kinës për Kosovën

Serbia kërkon përkrahjen e Rusisë dhe Kinës për Kosovën

Beogradi llogarit në përkrahjen e Rusisë dhe të Kinës nëse Britania e Madhe, gjatë kryesimit të Këshillit të Sigurimit të OKB nga gushti, ngre çështjen e mbylljes për opinion të seancave të KS për Kosovën, ose ndërprerjen e tyre, raportojnë mediat e Beogradit.

Propozime të tilla ka muaj që dëgjohen në seancat e rregullta në të cilat shqyrtohen raportet për Kosovën, ndërsa më të zëshmit kanë qenë përfaqësuesit diplomatikë nga Londra, Uashingtoni e Parisi.

Dje, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për mundësinë që Britania, deri sa të kryesojë East Riverin, ndonëse disa vende kujtojnë se tashmë është kryer puna, “ne do të luftojmë deri sa të mundemi”.

“Presim edhe këso here përkrahje të hapët nga Rusia, por do të bisedojmë edhe me miqtë kinezë. RTusia edhe dy herët e shkuara ka ndihmuar…” ka thënë Vuçiq, transmeton Koha.

Ai ka shtuar se është shumë i kënaqur dhe falënderues ndaj sekretarit të përgjithshëm të OKB Antonio Guteresh për qëndrim të panashëm dhe të përgjigjeshim, i cili ka dënuar sjelljen e policisë së Kosovës në rastin e arrestimit të Marko Gjuriqit.

Megjithatë, siç ka vlerësuar ai, Serbia aktualisht ndodhet në situatën kur “çfarëdo të bësh do të pendohesh dhe çfarëdo që bën ajo s’është mirë”

Mediat serbe citojnë diplomatë të këtij vendi, sipas të cilëve “roli i Këshillit të Sigurimit të OKB duhet të forcohet meqë shihet qartë se BE në rolin e ndërmjetësuesit të dialogut po humb kapacitetin”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews