Ballina Argëtim Roza Lati nuk dëgjon mirë nga veshët (dhe 9 sekrete të tjera)

Roza Lati nuk dëgjon mirë nga veshët (dhe 9 sekrete të tjera)

Ajo është gjithmonë e drejtpërdrejtë dhe nuk ka as kompleksin më të vogël të thotë të vërtetën edhe nëse bëhet fjalë për çështje delikate.

Këtu hyn edhe fakti që ajo ka kryer disa ndërhyrje në trupin e saj dhe nuk është munduar aspak t’i fshehë, përkundrazi.

Roza Lati është një nga moderatoret më të pëlqyera në vendin tonë dhe së fundmi e kemi parë nën drejtimin e emisionit të saj “Why Not” në Ora News ku fton shumë këngëtarë, politikanë, moderatorë, gazetarë e shumë emra të njohur publikë.

Për Revistawho.com, ajo ka treguar 10 gjëra që akoma nuk dimë për të…

1-Jam indiferente ndaj lajmeve dhe thashethemeve.
2-Kur bie rehat me një çantë, varëse apo diçka të ngjashme, e përdor çdo ditë derisa prishet.

3-Energjia ime nuk shteron as kur fle. Lëviz shumë në gjumë, aq sa zgjohem “skiç”.
4-Jam e fiksuar pas shëndetit tim. Jam shumë meraklie dhe nuk ha çdo ushqim.


5-Nuk dëgjoj mirë nga veshët, si pasojë e dëgjimit me volum të lartë të muzikës hip-hop prej 10 vitesh.
6-Mbaj gjithmonë një unazë me gur bojëqielli në gisht, pasi dikur më ka këshilluar një prift kubanez ta bëj këtë gjë.
7-Më irriton fakti që njerëzit marrin konfidenca të tepruara duke ‘përfituar’ nga karakteri im i qeshur.

@sardidj flet per te dashuren 🤪 @rtvoranews Intervista e plote, link in Bio

A post shared by Roza Lati © (@roza_lati) on


8-Kur zgjohem në mëngjes i laj dhëmbët me sfond muzikor Jazz dhe Blues.


9-Nuk çohem nga krevati nëse nuk më vjen kafja te koka në mëngjes. Kam bërë një pakt me restorantin poshtë shtëpisë që çdo ditë kafja të më vijë te dera.
10-Kam aftësinë të analizoj një person me anë të gjuhës së trupit dhe energjisë që përcjell që në takimin e parë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews