Ballina Aktualitet Lajme “Republika Ilinditase” shkon në histori!

“Republika Ilinditase” shkon në histori!

Propozimi për emrin “Republika Ilinditase e Maqedonisë” shkon në histori dhe se lajmi për këtë është kumtuar nga ana e kryeministrit Zoran Zaev nga seanca e sotme e Kuvendit, ku deputetët i parashtruan pyetje Qeverisë, informon INA.

“Unë edhe kryeministri Cipras u dakorduam për këtë emër. Konstatuam se duhej ta shqyrtojmë në vendet tona dhe a është i pranueshëm si propozim. Në Greqi nuk kaloi, për shkak se refuzoi opozita. Andaj nuk bisedojmë më tej për Maqedoninë Ilinditase.”, theksoi Zaev.

Sipas tij, kishte shpresë se ky propozim do të pranohej, por ai u refuzua, ashtu siç u refuzua edhe në Greqi. Propozimi i tillë doli dy javë më parë në origjinal si Republic of Ilinden Macedonia, por që në shqip u përkthye si Republika Ilinditase e Maqedonisë, duke nxitur reagime të mëdha, për shkak se nuk ishte përkthim adekuat, por një emërtim i lansuar nga krerë të BDI-së, të cilët thanë se për këtë ishin konsultuar me gjuhëtar dhe se bëhej fjalë për emërtim të ri që do të futej në fjalorin e gjuhës shqipe. (INA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews