Ballina Shëndeti Këshilla Receta me aspirinë për lëkurë si e bebes në 5 minuta

Receta me aspirinë për lëkurë si e bebes në 5 minuta

Aspirina përmban acid acetil salicitik, i cili ndihmon në pastrimin e lëkurës tuaj deri ne thellësi. Largon qelizat e vdekura nga lëkura, hap poret e lëkurës. Kjo është ajo që e bën lëkurën tuaj të ndihet më e butë dhe më e qetë. Aspirina ka veti anti-inflamatore që e bën aspirinën unike dhe efektive në trajtimin e puçrrave dhe pikave të zeza. Kujdes!

Para se të aplikoni maskën në fytyrë lajeni fytyrën dhe qafen me ujë të freskët. Por më e rëndësishmja: Mendoni pozitivisht dhe relaksohuni. Përgatitja e maskës
Përbërësit:
– 5-6 aspirina
– disa pika uji
Përgatitja: Thyejeni aspirinat në gjysma dhe i futni në një tas të vogël. Shtoni 4 pika uji të ngrohtë dhe shtypeni aspirinat me një lugë.

Përhapeni butësisht në mënyrë të barabartë në fytyrë dhe qafë, duke shmangur zonën e syve. Te sytë vendosni 2 feta kastraveci të freskët. Mbajeni maskën për 15-20 minuta. Pastaj fërkojeni me ujë të ngrohtë dhe në fund shpërlajeni me ujë të ftohtë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews