Ballina Lajme Rasti “Tanku”, PSP-ja kërkon dënim me burg për Gruevskin

Rasti “Tanku”, PSP-ja kërkon dënim me burg për Gruevskin

SHPËRNDAJE

Prokuroria Speciale kërkoi aktvendim dënues për Nikolla Gruevskin dhe Gjoko Popovskin në rastin Tanku. Specialja në fjalët përmbyllëse tha se dëshirat personale të ish-kryeministrit, në lidhje me Mercedesin e blinduar luksoz, janë plotësuar përmes prokurimit të realizuar nga MPB-ja.

Nga Specialja theksuan se para se ta blejnë Mercedesin e shtrenjtë ka pasur procedurë që të blihet një automobil i përdorur, i blinduar, por policia ka ndryshuar mendjen. Avokatët e të pandehurve, megjithatë kërkuan aktvendim lirimi për Gruevskin dhe Popovskin.

Procedura për Gordana Jankullovskën është ndarë për shkak të shtatzënisë së rrezikshme. Ish-kryeministri rrezikon dënim me burg prej 1-3 vjet, i cili mund të jetë edhe me kusht, ndërsa ish-ndihmës ministri i punëve të brendshme, Gjoko Popovski, ballafaqohet me dënim me burg mbi 5 vjet. Të dy janë akuzuar në lëndën Tanku për prokurimin e mercedesit luksoz në vlerë mbi 600 mijë euro./am/