Ballina Aktualitet Lajme Raporti i Avokatit të Popullit përplas shumicën dhe opozitën

Raporti i Avokatit të Popullit përplas shumicën dhe opozitën

Seanca për punën e Avokatit të Popullit, u shndërrua në zënka verbale mes opozitës dhe shumicës.

Palët akuzuan njëra-tjetrën, kush për afërsi me Ixhet Memetin e kush për obstruksione ndaj punës së tij.

Shumica akuzoi Memetin për mos ndërmarrjen e masave në vitin 2012 kur deputetët opozitar u larguan me dhunë nga Kuvendi, datë kjo e cila korrespondon me vazhdimin e mandatit të Memetit si Avokat i Popullit.

Shpalosët standarde të dyfishta dhe sjellje të dyfishta. Thatë që po procedoni ndaj pjesëtarëve të policisë së burgjeve, ndërsa nuk keni nisur asnjë procedurë në lidhje me policët e Kuvendit për ditën e 24 dhjetorit 2012 ku edhe vetë ishit prezent.

Nuk keni reaguar asgjë pasi që keni pritur rizgjedhjen tuaj – deklaroi Sashko Kostov, Deputet i LSDM-së.

Memeti kërkoi nga deputeti Kostov të lexojë raportet vjetore.

Për atë ngjarje Avokati i Popullit vetëm ka reaguar, si gjithkund në botë në këso raste.

Avokati i Popullit nuk mund t’i mbroj deputetët në Kuvend, ato duhet t’i mbroj policia. Nuk mund të procedoj për mbrojtjen e të drejtave të deputetëve pse janë larguar nga Kuvendi – tha Ixhet Memeti, Avokat i Popullit.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, kërkuan që Kuvendi t’i ndihmojë Avokatit të Popullit.

Mendoj se si parti politike duhet të ndalojmë së shikuar Avokatin e Popullit si armik të pushtetit dhe politikë. Nëse këtë arrijmë ta bëjmë sa më shpejtë, do të vërtetojmë se si shtet dhe si shoqëri jemi në përparim e sipër – u shpreh Zoran Ilioski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Në fund, aktet e përgjithshme, Komisioni për sistem politik i miratoi me votim unanim. Aktet që kanë të bëjnë me lehtësimin e punës së Avokatit të Popullit duhet miratuar edhe në seancë plenare./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews