Ballina Aktualitet Lajme QEVERIA E MAQEDONISË DO T’I SHQYRTOJË PRIORITETET PËR VITIN 2019

QEVERIA E MAQEDONISË DO T’I SHQYRTOJË PRIORITETET PËR VITIN 2019

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotshme të 66-të me radhë do ta shqyrtoj Propozim-vendimin për konstatimin e prioriteteve strategjike të Qeverisë për vitin 2019.

Ndërsa në rend dite janë: “zhvillimi i ekonomisë, rritja e punës produktive dhe ngritja e standardit të jetës së qytetarëve, Republika e Maqedonisë anëtare në NATO-BE, luftë jo-selektive kundër korrupsionit, përforcimi i sundimit të së drejtës, nëpërmjet zbatimit të paanshëm dhe jo-diskriminues të ligjit, ndërtimi i institucioneve të pavarura dhe sistem funksional të vetëqeverisjes lokale, reformave në arsim dhe investim në inovacione dhe informatikë dhe teknologji, reformat në gjyqësor dhe realizimin e plotë të Marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe ndërtimin e shtetit qytetar dhe kohezioni etnik”./tv21/

@tn.lajmelokale
@tetovanews