Ballina Teknologji Që nga 25 maji ndodhin ndryshime të mëdha. Ja çfarë duhet të...

Që nga 25 maji ndodhin ndryshime të mëdha. Ja çfarë duhet të dini për celularët që përdorni çdo ditë

Në botën dixhitale janë ditët e “notification panic”. Më 25 maj do të hyjë në fuqi, pa mundësi për ta shtyrë, rregullorja e re europiane për mbrojtjen e të dhënave personale (General Data Protection Regulation – GDPR). Kuadri i ri rregullator do të ndikojë në mënyrë të rëndësishme tek të gjitha kompanitë.

Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave do të rregullohen me norma më të rrepta, në lojë do të hyjnë parime të reja, përdoruesi do të përfitojë nga sjellja më e qartë nga ana e kompanive. Ndryshimet do të jenë të shumta dhe nuk do të kursejnë sigurisht as smartphone-t.

Profecia e Steve Jobs, që e cilësonte smartphone pajisjen jetike në jetën dixhitale, është përmbushur vitet e fundit. App economy ka shpërthyer, trafiku në faqe që vjen nga broëser mobile tani më është më i rëndësishëm se ai që vjen nga kompjuterët. Kompanitë e smartphone-ve marrin një rol kyç në botën e ndërlikuar të të dhënave personale. Dhe përshtatja me rregulloren e re (GDPR) është nevojë urgjente dhe një hap kompleks.

Për konfigurimin e pajisjeve mobile në përputhje me GDPR duhen marrë në konsideratë disa faktorë: që nga konfigurimi i rrjeteve të disponueshme (Ëi-Fi, Vpn, Bluetooth, Nfc Gps) dhe pajisjeve për arkivim (karta SD) deri te konfigurimi i fotokamerës/audios dhe azhurnimi i aplikacioneve. Po ashtu është e rëndësishme edhe mirëmbajtja e sistemit operativ. Mesazhi është vetëm një: sigurimi i një pajisjeje për të zvogëluar rrezikun e humbjes së të dhënave.

Lëvizjet e Samsung

Prej kohësh, kolosët e telefonave si Samsung dhe Apple janë duke bërë hapa në këtë drejtim. Shtëpia koreane, një lider i padiskutueshëm i tregut të smartphone-ve me sistem operativ Android, fokusohet te platforma Samsung Knox, që siç thotë vetë kompania “ofron një sërë mekanizmash për sigurinë për të mbrojtur të dhënat në pajisjet mobile”.

“Kemi zhvilluar një sistem të enkriptuar të dhënash, të integruar në hardëare dhe softëare të terminaleve tanë – shkruan në faqen e vet kompania koreane. Ndër të tjera është e mundur ndarja e të dhënave personale të përdoruesit nga të dhënat e kompanisë, duke i arkivuar këto të fundit në një dosje të sigurt dhe të kodifikuar. Ne përdorim fjalëkalime biometrike që përmirësojnë sigurinë, si mekanizma të vërtetë mbrojtës dhe të sigurt ndaj viruseve apo kërcënimeve të tjera.

Lëvizjet e Apple

Apple, kompania me seli në Cupertino ka investuar në javët e fundit kohë dhe para për t’ju përshtatur rregullores së re europiane. Edhe pse burime pranë kompanisë thonë se Apple e respekton GDPR që nga viti 2010 (dy vjet para se Komisioni Europian të miratonte direktivën). Prej kohësh Apple është sinonim i padepërtueshmërisë. Dhe pikërisht mbi këtë aspekt është krijuar dhe një pjesë e suksesit të saj. Mjaftojmë të kujtojmë çështjen e terroristit të San Bernardino, kur Apple iu kundërvu FBI për zhbllokimin e pajisjes, me Tim Cook i cili pretendoi me forcë privatësinë e përdoruesve.

Apple pretendon që prej kohësh ka hyrë në rrugën e “privacy by design” d.m.th. projektimi i pajisjeve apo shërbimeve të menduara që në fillim për të minimizuar mbledhjen e të dhënave dhe dhënia e kontrollit maksimal përdoruesve. Ndër të tjera janë prezantuar disa risi në azhurnimet e fundit, ndër të cilat informacionet e fundit mbi privatësinë dhe ikona e re, e disponueshme në të gjitha platformat (macOS 10.13.4, iOS11.3, tvOS 11.3), që synojnë ta bëjnë edhe më të qartë mënyrën se si Apple do të përdore të dhënat e klientëve kur ata regjistrohen apo aktivizojnë funksione të caktuara. Këto azhurnime softëare janë bërë të disponueshme në të gjithë botën.

Këto ditë do të prezantohen instrumente të tjera për menaxhimin e privatësisë së account Apple ID. Këto funksione do t’u japin përdoruesve aksesin më mënyra të tjera për të kontrolluar të dhënat e tyre personale, përfshirë katër funksione kyç: mundësia për të pasur një kopje të të dhënave, mundësia për të kërkuar një ndryshim të të dhënave personale, mundësia për të çaktivizuar account dhe mundësia për ta fshirë account.

@tn.lajmelokale
@tetovanews