Ballina Kultura Dossier Policia kishte ditur se Grupi Kumanovës ishte në Goshincë, ja videoja ekskluzive...

Policia kishte ditur se Grupi Kumanovës ishte në Goshincë, ja videoja ekskluzive (VIDEO)

MPB kishte njohuri për praninë e Grupit të Kumanovës në Goshincë dhe se lëvizja e tyre ishte përcjellë përmes syrit satelitor apo fluturakeve pa pilot. Por asnjëherë nuk u fol dhe ende po mbetet mister ky fakt, informon INA.

Për këtë flet edhe një video të publikuar nga portali Ohridsky, përmes së cilës pretendohet se ishte sulmi i ndërmarrë në Goshincë në prill të vitit të kaluar, nga ana e pjesëtarëve të armatosur të Grupit të Kumanovës,.

Deri tani nuk ka asnjë reagim apo sqarim nga organet policore dhe hetimore.

Portali Ohridsky.com kishte publikuar një video ekskluzive për të cilën pretendohet se ka të bëjë me sulmin e armatosur të vitit të kaluar në postën kufitare në Goshincë, për të cilën vepër akuzohet grupi i Kumanovës. Videoja siç thuhet është siguruar nga ky portal.

Ja se çka shkruan Ohridsky:

“Sot redaksia jonë publikon videon ekskluzive, e cila deri tani nuk është publikuar dhe që ka të bëjë me sulmin në postën policore kufitare Goshincë. Kjo video është regjistruar përmes videombikqyrjes ndërkufitare në Qendrës Rajonale Kufitare “Goshincë”. Ky portal i bën thirrje ish-drejtuesve të MPB-së të sqarojnë për sulmin për të cilën e kanë ditur, por nuk kanë ndërmarrë asgjë për sigurinë dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial.

Kush nga pushteti dhe përse qëllimisht po fshehin të vërtetën dhe duan skenarin e pësëritur të 2001.”

MPB atëkohë informoi se incidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit (21.04.2015) në pikën kufitare në fshatin Gushincë të Komunës së Likovës, pavarësisht se nuk ka pasur as krisma e as të lënduar. Sipas versionit të policisë një grup prej rreth 40 personash, me uniformë të UÇK-së dhe armatim të rëndë, kanë hyrë nga Kosova dhe kanë marrë nën kontroll pikën kufitare, duke mbajtur peng edhe 4 policët maqedonas. (INA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews