Ballina Bota Pamjet e vullkanit Kilauea, filmimet e kameras që u përpi nga llava

Pamjet e vullkanit Kilauea, filmimet e kameras që u përpi nga llava

Vullkani Kilauea në Haëaii ka shkatërruar 26 shtëpi dhe po kërcënon qindra të tjera, pas shpërthimeve të reja që ndodhën ditën e dielë.

Rreth 2 mijë njerëz janë evakuuar deri tani, ndërsa disa banorë u lejuan që të shpëtonin kafshët shtëpiake, por autoritetet thanë se nuk ishte i sigurt qëndrimi në shtëpi.

Gjatë natës llava arriti deri në 70 metër latërsi, ndërsa një tërmet me magnitudë 6.9 ballë goditi të premte ishullin.

Një banore e zonës tha për BBC se ishte e lumtur që u evakuua, pasi ajo po shikonte se çfarë po bënte llava.

Nderkohe në pamjet e mëposhtme do të shikoni cfarë është filmuar nga një kamera që është marre nga llava e nxehtë më pas. /sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews