Ballina Bota Operacion anti-drogë në Bangladesh, qeveria vret 70 trafikantë (VIDEO)

Operacion anti-drogë në Bangladesh, qeveria vret 70 trafikantë (VIDEO)

Më shumë se 70 vetë janë vrarë nga forcat e sigurisë në Bangladesh si pjesë e një operacioni qeveritar kundër drogës të nisur këtë muaj.

Autoritetet thanë se sulme të mëdha kanë ndodhur në kryeqytetin Dhaka. Deri në 100 vetë u arrestuan të shtunën dhe disa të tjerë të dyshuar për përfshirje në tregtinë ilegale të drogës u vranë në përplasjet njëditore.

Aktivistët e kanë krahasuar goditjen me luftën vdekjeprurëse të drogës nga presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte.

Që nga nisja e operacionit në Bangladesh, disa mijë njerëz janë arrestuar, ndërsa qindra përdorues të drogës kanë marrë gjoba, sipas policisë së Bangladeshit dhe forcave të Batalionit të Veprimit të Shpejtë (RAB) të vendit.

“Në incidentet e fundit, një numër trafikantësh të dyshuar droge u vranë në shkëmbimet e zjarrit, kur ata u pikasën nga forcat RAB ose gjatë bastisjeve”, thanë zyrtarët.

Fushata u njoftua nga kryeministri i Bangladeshit Shejh Hasina me qëllim goditjen e trafikantëve të drogës. Sheik Hasina tha se operacioni do të barazonte përpjekjet për të luftuar me militantinë islamike në vend, gjë që ka çuar në vdekjen e dhjetëra të dyshuarve gjatë viteve të fundit gjatë bastisjeve në strehimet militante nga policia dhe forcat paraushtarake në Bangladesh.

Grupet drejtuese të të drejtave të njeriut e kanë denoncuar masën e fundit si “të paligjshme”. Aktivisti i të drejtave të njeriut në Dhaka, Pinaki Bhattacharya, tha se forcat e sigurisë po krijonin një “atmosferë terrori”, raportoi gazeta Guardian. “Këto janë vetëm vrasje jashtëgjyqësore që shkaktojnë një shkelje serioze të të drejtave të njeriut. Forcat kanë një dorë të lirë dhe veprojnë si gjyqtarë, juristë dhe ekzekutues”, tha ai.Grupi i fushatës Human Rights Watch (HRW) ka thënë se vrasjet duhet të hetohen.

@tn.lajmelokale
@tetovanews