Ballina Aktualitet Kosovë Një vit prej rrëzimit të Qeverisë Mustafa

Një vit prej rrëzimit të Qeverisë Mustafa

Sot janë bërë një vit prej rrëzimit të Qeverisë me kryeministër, Isa Mustafën.

Më 10 maj 2017 deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan mocionin e mosbesimit të qeverisë që drejtonte ai.

Ka qenë Nisma, subjekti politik që ka iniciuar mocionin, e të cilin e kanë përkrahur të gjitha partitë politike parlamentare, përfshirë edhe partnerin kryesor të koalicionit, PDK-në, njofton Klan Kosova.

Pas një debati të gjatë, ligjvënësit kosovarë, votuan me 78 vota pro rrëzimit të qeverisë dhe shpërndarjes së kuvendit.

Dhe menjëherë pas rrëzimit të qeverisë, presidenti Hashim Thaçi, në konsultim me partitë parlamentare caktoi 11 qershorin 2018 ditë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare./Klan Kosova/

@tn.lajmelokale
@tetovanews