Ballina Bota Një stuhi rëre mbulon gjithë qytetin, në vetëm 10 minuta

Një stuhi rëre mbulon gjithë qytetin, në vetëm 10 minuta

Autoritetet kineze u kërkuan banorëve të kontesë së Aksai Kazakh që të mbyllin dyert dhe dritaret dhe të vendosin maska kur të dalin jashtë.

Gjithçka për shkak të një stuhie të fuqishme që goditi këtë të hënë provincën veriperëndimore të Gansu.

Në vetëm dhjetë minuta, erërat e forta ngritën një mur të lartë rëre, duke pushtuar gjithë zonën.

Për rrjedhojë, u vështirësua drastikisht fushëpamja, duke krijuar panik tek banorët.

Në videon më poshtë shihni pamjet e stuhisë së frikshme./tesheshi.com/

@tn.lajmelokale
@tetovanews